Rreth 200 milionë euro do të blihet ekipi i Florentinës nga miliaderi Rocco Comisso.
Fiorentina mund t’i shitet biznesmenit të famshëm italo-amerikan Rocco Comisso. Klubi i Firences përjetoi një sezon të vështirë teksa rrezikoi rënien nga Serie A dhe 69-vjeçari synon t’i transformojë “vjollcët”.
Shifra e shitjes së Fiorentinë arrin në 200 milionë € dhe gjithçka po shkon drejt finalizimit me sukses.
Comisso është njëri prej biznesmenëve më të fuqishëm të botës. Ai zotëron njërin prej kanaleve televizivë më të fuqishëm në SHBA si dhe klubin e futbollit New York Cosmos. Vitin e kaluar, ai kërkoi të blinte, por operacioni dështoi në momentin e fundit.