Duket se skuadra e Real Madridit është afër një transferimi të madh.
Real Madrid po e transferon Christian Eriksenin nga Tottenham.
Ylli danez i ka bërë me dije skuadrës angleze se e dëshiron transferimin te madrilenët, përcjell lajmi.
Tottenham thuhet se është pajtuar me dëshirën e Eriksen, gjersa kërkon 105 milionë euro nga shitja e tij.
Real Madrid është i gatshëm që të paguajë 85 milionë euro, por që në ofertë mund të përfshihet edhe ndonjë lojtarë në formë huazimi.