Analisti i njohur serb Dushan Janjiq ka komentuar paraqitjen e Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiqit në Konferencën e Sigurisë në Mynih duke thënë se diskutimi atje ka nxjerr në pah faktin se Kosova dhe Serbia janë larg një marrëveshjeje.
Sipas tij, megjithatë Thaçi e Vuçiq flasin seriozisht kur ndodhen në katër sy dhe tashmë kanë një shkallë të caktuar të njohjes mes vete dhe se ndajnë fatin e njëjtë politik.
Edhe pse sipas Janjiq Thaçi e Vuçiq janë kundër luftës për shkak të përvojës së tyre gjatë viteve 90’të.
Janjic vlerëson se Fuqitë e Mëdha kanë një plan B dhe nëse nuk arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës, çdo gjë çon drejt konflikteve të armatosura të lokalizuara në Kosovë.
Janjiq ka vlerësuar se dialogu Serbi –Kosovë gjendet në pat pozicion, e pat pozicioni në shah do të thotë se nuk mund të bëhet asnjë lëvizje e ndërsa që është e domosdoshme të luhet diçka të re për të cilën amerikanët do të thoshin diçka më kreative
“Serbët do të thonë na jepni diçka nga territori që të heqim dorë nga Kosova, e pala kosovare përgjigjet me synime maksimale. Që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit i kemi të gjitha sinjalet se bëhet fjalë për destabilizim serioz politik të Kosovës, Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo po merr elementet e përgatitjeve për konflikte të qeta të armatosura” ka theksuar ai.
“Politika amerikane është politikë e menaxhimit të konfliktit-iu fton të shkoni në Shtëpinë e Bardhë dhe ta zgjidhni këtë paqësisht. Nëse kjo dështon, realizohen qëllimet e saj. E cili është qëllimi amerikan në Ballkan? Të pakësojë shpenzimet, ta zvogëlojnë praninë ushtarake, ta bartin atë te NATO-ja, evropianët, e kjo do të thotë se asaj i duhet lidhja ushtarake dhe e sigurisë në pjesën që do ta ketë në mënyrë të pakontestueshme NATO: Malin e Zi – Kosovën – Maqedoninë. Frikohem se kjo politikë do ta shtyjë Kosovën të heqë taksën, të heqë dorë nga Vuçiq e nga ana tjetër ta përkrahë Kosovën në qëllimet maksimale, dhe e gjitha do të rezultojë me konflikt të armatosur.
“Dhe t’ua them më banalen,i kam pyetur politikanë kosovarë : Nëse shpërthen konflikti, sa njerëz do ta lëshojnë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën?’ Ata thonë : ‘1 milion e gjysmë’, dhe pyeta ‘e nëse ndodh liberalizimi?’, prapë thanë: ‘1 milion e gjysmë’.. Ne jemi pjesë e lëvizjeve botërore – Ballkani do të zbrazet, natyrshëm ose shpejt, e diku duhet pranuar njerëzit nga Siria dhe Azia Qendrore”,ka sqaruar Janjiq.
Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar mjaftonte që 15 njerëz të Sheshelit të shkonin në Sllavoni dhe të niste konflikti.
“E tani i kemi rreth 1.500 luftëtarë të ISIL-it në Ballkan, e sa të tjerë janë në Donbas?, ka pyetur ai.