Po bëhet nënë, kaq shumë e ka shëndoshur shtatzënia Jonidën

20:54 | 21 Janar 2020

Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe prezantueset më të dashura për publikun.

Ajo u bë shumë e njohur me rolin e saj si vajza e drejtorit në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan ORAinfo.

Ai duket se nuk ishte vetëm një serial i cili e bëri të njohur Jonidën, por ajo aty gjeti edhe dashurinë e jetës.

Besnik Krapi, i cili ishte gjithashtu aktor në serial, tashmë është burri i Jonidës.

Së fundmi po përflitet se Jonida është shtazënë, madje në foton e fundit po duket se është shëndoshur paksa./ORAinfo/

Komento: