
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka provokuar reagime me fotografinë e saj të fundit në Instagram, të realizuar brenda Xhamisë së Namazgjasë.
Anipse me shaminë e vendosur, vëmendjen nuk e mori mesazhi i saj për agjërimin, por përdorimi i tepruar i Photoshop-it.

Alba po duket krejtësisht artificiale, me një fytyrë pa asnjë “poret” apo linjë natyrale, duke i ngjarë më shumë një kukulle plastike apo një figure të gjeneruar nga inteligjenca artificiale sesa vetvetes.

