Po dyshohen për vjedhje, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre dy personave

13:40 | 23 Mars 2026
po-dyshohen-per-vjedhje,-policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-ketyre-dy-personave

 Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në kërkesën e policisë.

Komento: