Po e bën “namin” te Ajax, ja ku po transferohet De Beek

17:00 | 06 Maj 2019

Real Madrid do të synojë ta transferojë mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek nëse ata janë të pasuksesshëm në ofertën e tyre për të sjellë Paul Pogba Paul Pogba në klub, thotë Marca.

Holandezi ka shkëlqyer në garën e Ajaxit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe mund të transferohet për një pagesë prej 60 milion eurosh, përcjell ORAinfo.

Paris Saint-Germain dhe Bayern Mynih janë gjithashtu të interesuar për 22-vjeçarin, por duket se Los Blancos janë favorit për të./ORAinfo/

Komento: