Po e kërkojnë të gjithë, Sancho zbulon skuadrën e tij

19:54 | 05 Dhjetor 2019

Sancho ka deklaruar se nuk e ka në plan të largohet nga Dortmundi.

Talenti anglez po kërkohet me të madhe nga klubet më të mëdha të Premierligës, ndërsa preferencë e tij për të ardhmen duket të jetë kampionati spanjoll

Jadon Sancho është njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian në ditët e sotme, shkruan Express.

Futbollisti anglez po shkëlqen në fanellën e Borussia Dortmundit në dy sezonet e fundit.

Si rezultat, klubet më të mëdha të Premierligës ia kanë vënë syrin përfaqësuesit anglez.

Manchester United, Liverpool e Chelsea janë tri prej klubeve angleze që e duan ish-futbollistin e Manchester Cityt.

Mediat e huaja ditë më parë shkruanin se Sancho, nga ana e tij, do ta preferonte më shumë një transferim në Spanjë, në Real Madrid ose Barcelonë.

Mirëpo, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se Sancho është i vendosur të qëndrojë në Dortmund, së paku deri në verën e ardhshme.

Komento: