Po e kërkojnë TOP-skuadra, Sancho zgjedh këtë ekip

00:00 | 27 Maj 2019

Menaxheri i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka bërë të qartë se klubi nuk ka plane për të shitur yllin e ri anglez Jadon Sancho.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një sërë lëvizjesh, duke përfshirë Manchester United, Liverpooin dhe madje edhe të Barcelonës thuhet se janë të interesuar në shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.

“Mund të supozohet se Jadon nuk do të luajë më shumë se dhjetë vjet në BVB,” tha Watzke për Bild, “por kemi marrëveshje të qarta për të tashmen.”/ORAinfo/

Komento: