Po e kërkon Arsenali, Umtiti zbulon të ardhmen e tij

11:47 | 09 Qershor 2019

Duket se Umtiti nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Qendër mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka dërguar mesazhe tek trajneri i Arseanl, Unai Emery.

Emri i mbrojtësit 25 vjeçar ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Emirates Stadium’ gjatë kësaj vere, dhe lojtari së fundmi ka zbuluar disa detaje interesante.

Umtiti i ka thënë skuadrës së Arsenal se nuk planifikon të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, përkundër spekulimeve që e lidhin atë me një largim nga ‘Camp Nou’.

“Kam një kontratë, ndihem i lumtur tek Barcelona. Kam pasur sezon të komplikuar, por unë do të jem tek Barca edhe sezonin e ardhshëm” ka thënë Umtiti për ‘RTL France’.

Këto fjalë do të jenë një lajm i pakëndshëm për trajnerin Unai Emery i cili e pëlqen shumë mbrojtësin francez.

Umtiti këtë edicion qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta, duke i dhënë mundësinë Clement Lenglet që të fitonte besimin e Valverdes.

Komento: