
PSG-ja me ofertë të lartë për Haalandin
Paris Saint-Germaini e dëshiron me çdo kusht Erling Haalandin. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, drejtuesit e klubit francez po e shohin norvegjezin si zëvendësues të Kylian Mbappes.
Madje parisienët thuhet se do të ofrojnë shumën e kërkuar nga klubi i Drotmundit për lojtarin.

Krerët e klubit gjithashtu kanë përgatitur një kontratë të majme për lojtarin që ta bindin të transferohet në Francë.
Për shërbimet e Haalandit interesim ka shprehur edhe Barcelona dhe Real Madridi.