Po e kërkon e gjithë Evropa, ja ku do të transferohet Chiesa

00:00 | 24 Qershor 2019

Pronari i FIorentinës, Rocco Commisso duket i bindur se do të jetë në gjendje të mbajë yllin e Italisë Federico Chiesa për të paktën një vit tjetër.

Megjithatë, vetë lojtari ka dhënë një intervistë pas fitores së Italisë U21 mbi Belgjikën dje mbrëma në Kampionatin Evropian, përcjell ORAinfo.

“Nuk kam dëgjuar nga klubi, unë do të flas për këtë me ta në fund të Euros. Ajo që dua tani është të shkoj në gjysmëfinale dhe të luaj, atëherë do të shohim”.

Chiesa është një objektiv i raportuar i Juventusit, i cili duket i etur për të nënshkruar lojtarin e ri italian./ORAinfo/

Komento: