Po e kërkon gjithë bota, Benfica jep këtë lajm për Felix

16:09 | 10 Qershor 2019

Presidenti i Benfica, Luis Filipe Vieira ka pranuar se Joao Felix mund të largohet nga klubi këtë verë pasi ka një interes të fortë nga Manchester United, raporton Metro.

19-vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyer në debutimin e tij për Benfica, duke shënuar 15 gola dhe shtatë asistime në kampionat, përcjell ORAinfo.

United po lufton me Manchester Cityn, Juventusin dhe Real Madridin për mesfushorin sulmues./ORAinfo/

Komento: