Ai është futbollisti më i kërkuar aktualisht.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka nisur punën për t’i rinovuar kontratën e sulmuesit të ri, Moise Kean.
19-vjecari po kalon një formë të mirë së fundmi, ndaj dhe drejtuesit e bardhezinjëve nuk duan që të përballen me ndonjë surprizë të pakëndëshme, duke parë që shumë skuadra kanë filluar të shprehin interes për të.
Kontrata aktuale e Kean përfundon sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Paratici ka nisur bisedimet me agjentin e tij, Mino Raiola për të gjetur një akord për rinovimin.
Një nga skuadrat që interesohet për shërbimet e sulmuesit është Ajax, që mund të kërkojë që 19-vjecari të përfshihet në marrëveshjen që do të çonte në Torino, mbrojtësin Matthijs de Ligt.