
Raportohet se Manchester City synon ta transferojë Bruno Fernandes.
Por, ky i fundit ka thënë se do të donte të luajë për Liverpoolin, përcjell ORAinfo.

Ylli i Sporting CP shënoi 31 gola në 50 paraqitje këtë sezon për klubin portugez dhe ai tani ka deklaruar një admirim më të madh për fituesit e Ligës së Kampionëve.
“Më pëlqen Liverpooli shumë më tepër se sa Man City”, tha 24-vjeçari. “Kjo është një [stil i lojës më i drejtpërdrejtë], ndoshta më pak i organizuar, por futboll më intensiv”./ORAinfo/