Alvaro Morata, objektivi i radhës i Arabisë Saudite
Alvaro Morata është objektivi i radhës i Arabisë Saudite.
Sulmuesi spanjoll e ka marrë një ofertë të majme nga klubi Al Ettifaq.
Futbollisti i Atletico Madridit ndërkohë pëlqehet edhe nga dy klubet italiane, Milani dhe Roma.
Por, klubi nga Saudi Pro League e ka përgatitur një kontratë trevjeçare për përfaqësuesin spanjoll, i cili me këtë rast do të drejtohej nga trajneri i ri i Steven Gerrard.,
Alvaro duket se nuk është shumë i bindur për të luajtur në Lindjen e Mesme pasi ndien se mund të luajë ende në nivele të larta të futbollit evropian.