Po e kërkon Milan dhe Inter, Van de Beek përfundon të gjiganti evropian

11:25 | 02 Maj 2019

Gjigantët francezë Paris Saint-Germain raportohen se është duke përgatirur një ofertë të majme për yllin Ajax, Donny van de Beek.

Holandezi shënoi për Ajax në ndeshjen e parë gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve të UEFA-s kundër Tottenhamit dhe kishte shënuar edhe kundër Real Madridit dhe Juventusit, përcjell ORAinfo.

Ai, se bashku me Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, janë lojarët me të rëndësishëm për ekipin e Ajaxit.

Canal Plus deklaron se loja e Van de Beek nuk kanë shkuar pa u vënë re.

Pavarësisht nga interesi i Milanit dhe Interit, PSG do të ofrojë një ofertë prej 50 milionë eurosh për lojtarin shumë shpejt. /ORAinfo/

Komento: