Po e kërkon Milan dhe pesë skuadra tjera, ja cila skuadër po rrëmben Olmo

22:13 | 02 Korrik 2019

Dani Olmo ishte një nga yjet e Kampionatit Europian U21 që luan për Spanjën dhe shumë klube evropiane janë të interesuar për yllin e Dinamo Zagreb.

Sipas të përditshmes kroate Sportske Novosti, ka disa klube që kanë synuar lojtarin, përcjell ORAinfo.

Chelsea, Liverpool, Arsenal, Bayern Munich, Borussia Dortmund, AC Milan, PSG dhe mbi të gjitha Manchester United janë të gjithë të interesuar për lojtarin.

Djajtë e kuq thuhet gjithashtu se janë gati të ofrojnë 40 milionë euro për mesfushorin./ORAinfo/

Komento: