Po e kërkon Milan, ja ku po transferohet Szoboszlain

18:26 | 11 Dhjetor 2020

Arsenali po insiston në transferimin e mesfushorit të Salzburgut, Dominik Szoboszlai, kanë raportuar mediumet e huaja të premten.

Bëhet e ditur se Arsenali po synon transferimin e hungarezit gjatë afatit kalimtar të janarit, me kërkesën e trajnerit Mikel Arteta.

Arsenali është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të mesfushorit dhe është në pritje të vendimit të tij.

Për reprezentuesin e Hungarisë, Arsenali do të paguajë 25 milionë euro, por në garë për 20-vjeçarin janë edhe Leipzigu, Bayerni e Real Madridi.

Szoboszlai këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Salzburgu, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë nëntë asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: