Po e kërkon Milan, super lotjari i thotë ‘PO’ gjigatit francez – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Po e kërkon Milan, super lotjari i thotë ‘PO’ gjigatit francez

08:03 | 13 Shkurt 2019

Hector Herrera do të largohet nga Porto gjatë verës.

Mesfushori meksikan është një nga lojtarët që pëlqehet nga shumë klube evropiane. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të sezonit me Porton dhe skuadrat e interesuara për të janë të shumta.

Interesim të madh ka shfaqur Milan, por edhe Arsenali e dëshiron si zëvendësues të Aaron Ramsey. Së fundmi, në garë ka hyrë edhe ekipi francez Lyon.

Këta të fundit madje duket sikur kanë arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin.

Diçka të tillë ka lënë të nënkuptohet vetë presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, i cili ka shkruar edhe në Twitter.

“Herrera dhe familja e tij dëshirojnë të vijnë në Lyon dhe unë kam besim te fjala e mesfushorit”.

Për momentin, duket se Lyon ka fituar garën me ekipet e tjera për të siguruar mesfushorin, megjithatë duhet të presim ende për të mësuar destinacionin e 28-vjeçarit.

Komento: