Gjiganti francez, Rennes nuk do ta shes kartonin e Camavinga.
Eduardo Camavinga është lojtari që kërkohet me ngulm nga skuadra e Real Madrid, para se merkatoja e verës të hapet.
Megjithatë, së fundmi presidenti i Rennes, Nicolas Holveck ka hequr mundësinë që Camavinga të largohet këtë edicion nga Rennes, transmeton lajmi.
“Për Eduardo Camavinga, projekti është që ai të vazhdojë progresin në Stade Rennais”, ka thënë Holveck për RTL, transmeton lajmi.net.
“Sezoni tjetër duhet të jetë ai i shenjtërimit në Rennes. Shumë sinqerisht, po, projekti për sezonin e ardhshëm do të jetë me Eduardo”, ka thënë mes tjerash ai.
17 vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal i Real Madrid për Casemiro.