Po e trafikonin një vajzë të mitur, ja çka ju ndodhi tre personave në Gjakovë

09:46 | 23 December 2022

Trafikimi me qenie njerëzore të mbetet fenomen shqetësues dhe sfidë për institucionet kosovare. Organet e rendit vazhdimisht përmes veprimeve hetimore bien në gjurmët e personave që dyshohen për marrje me prostitucion.

Në prangat e Policisë kanë rënë dje edhe tre persona në Gjakovë, teksa është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit.

Sinjali mëson se pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore është zbuluar se tre të dyshuarit kanë trafikuar një vajzë të mitur, të moshës 14-vjeçare.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë sekuestruar katër telefona, të cilët do të ekzaminiohen për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Trafikim me njerëz’ dhe dy prej tyre u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të prostitucionit.

Komento: