Ajo është këngëtarja më e komentuar.
Leonora Jakupi ka lënë Prishtinën e saj për ta pritur ditëlindjen larg shtëpisë.
Këngëtarja shqiptare ka shkuar në Stamboll të Turqisë për të festuar 40-vjetorin këtë fundjavë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto dhe video nga surpriza që iu bë në mesnatë, një buqetë me lule që ende nuk e dimë se kush ia dhuroi.
Të sigurt jemi që Leonora po e feston ditëlindjen pranë njerëzve të dashur e megjithatë ajo nuk ka dhënë asnjë shenjë se me kë ndodhet në Stamboll.
Pavarësisht ngacmimeve që i bëhen nga mediat, Leonora e ka pranuar se është tepër e rezervuar për jetën private.
“Nuk bëj show me jetën time. Gjërat e shtrenjta nuk mund t’i ndash me këdo. Ekspozimi për çdo gjë është i lodhshëm dhe bëhet bajat edhe për lexuesit, aq më shumë për fansat e mi, të cilët nuk kam dëshirë t’i zhgënjej asnjëherë, kurrë”, është shprehur më herët këngëtarja.