Gazetari i njohur kosovar, Mentor Shala, duke komentuar fushatën e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurti, nuk i ka kursyer kritikat për fushatën që po e bën Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, partia në pushtet, po shfaq shumë arrogancë gjatë kësaj fushate, raporton gazeta10.
Në emisionin ‘Adresa’ në Kanal10, Shala ka thënë se Vetëvendosje po i trajton qytetarët si ‘kope’.
“Po i trajton qytetarët si një kategori lehtë e manipulueshme, madje po i trajton si një lloj ‘kopeje’. Kjo pasi del e thotë mua po me duhen 500 mijë vota dhe mi jepni 500 mijë vota”, ka thënë Shala. /Gazeta10/