Po ia shkakton shkarkimin Gattusos, flet sulmuesi Chiesa – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Po ia shkakton shkarkimin Gattusos, flet sulmuesi Chiesa

19:05 | 22 Dhjetor 2018

Sulmuesi i Fiorentinës , Federico Chiesa ishte i gëzuar pasi goli i tij vendosi fitoren ndaj Milanit.

1-0 ishte rezultati në San Siro ka riorganizuar renditjen në Serie A, ku Rossonerët dorëzuan vendin e katërt Lazios dhe Viola zuri vendin e shtatë përcjell ORAinfo.

“Unë jam i gëzuar për fitoren e ekipit!” ai i tha Sky Sports Italia pas ndeshjes. “E merituam plotësisht, pas dy muajsh që nuk ishin aq të mira.

“Kemi pasur një ndeshje të shkëlqyeshme para kësaj kundër Empoli, dhe me këtë ndeshje kemi treguar se jemi Fiorentina, një ekip që nuk heq dorë kurrë në momente vështirësie”, ka thënë Chiesa./ORAinfo/

Komento: