Po ik nga Barcelona, ja ku po përfundon Malcom

18:16 | 12 Maj 2019

Malcom mund të largohet nga Barcelona.

Dy klubet londineze nga Liga Premier, Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës Malcom.

Sipas mediumit britanik Daily Express, Malcom, 22-vjeçar, ishte i kërkuar nga trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino verën e kaluar para se ai të la Bordeaux për Barçën.

Rivalët nga Londra e Veriut, Arsenal, është gjithashtu i interesuar për Malcom, i cili ka luftuar për minuta te Barcelona duke prodhuar vetëm katër gola në 21 paraqitje për klubin. Por, ai ka treguar se ai do të preferonte një lëvizje te finalistët e Ligës së Kampionëve, Tottenham.

Ai ndjen se ekipi nga White Hart Lane janë më të mirë për të sfiduar trofe në vitet e ardhshme.

Barça është për shitjen e brazilianit, por synon të nxjerr 39 milionët që ata paguan te Bordeaux në verë.

Komento: