Po jepte lajmin për vdekjen e koleges, moderatorja nuk mundi t’i mbante lotët

19:03 | 19 September 2019

Sot ka humbur jetën gazetarja e njohur kosovare.

Gjatë ditës së sotme, në moshën 33-vjeçare, ka vdekur gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani.

Mësohet se gazetarja Sylejmani ka vdekur në kryeqytetin hungarez, Budapest, dhe se vdekja ka ndodhur gjatë procesit të lindjes.

Për vdekjen e Arditës ka reaguar edhe komuniteti i gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre.

Po pa dyshim se lajmin më së rëndi e kanë pranuar ata që për vite kanë punuar drejtpërdrejt me Arditën.

Moderatorja e RTK-së, Edona Musa, nuk ka mundur të mbajë lotët kur ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të koleges së saj.

Komento: