Po kërkohej nga shteti i Austrisë, Policia e Kosovës arreston 40 vjeçarin në Prishtinë

21:01 | 10 October 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga shteti i Austrisë.

Zyrtarët policor të stacionit “Qendra” në Prishtinë kanë arrestuar një të dyshuar për të cilin kishte urdhërarrest ndërkombëtarë.

“Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi në fjalë është arrestuar”, ka thënë për lajmi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

I arrestuari në këtë rast është H.Z, mashkull 40 vjeç.

Pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komento: