Po kërkohej për 15 raste të vjedhjeve të rënda e vepra tjera penale, arrestohet i dyshuari

14:35 | 28 Korrik 2023
po-kerkohej-per-15-raste-te-vjedhjeve-te-renda-e-vepra-tjera-penale,-arrestohet-i-dyshuari

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person, i cili po kërkohej për disa vepra penale.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar të enjten, nga njësite policore të stacionit të Fushë-Kosovës.

“Puna e hetuesve, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar i cili kërkohej për Lëndim Trupor, Sulm ndaj personit zyrtar si dhe 15 raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se personi i dyshuar me vendim prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë./Front Online

Komento: