Po kërkohet edhe nga City, Manchester United ofron 70 milionë për yllin e madh

12:27 | 02 Korrik 2019

Harry Maguire është futbollisti që po kërkohet nga Manchester United dhe City.

Mbrojtësi i Leicester City po kërkohet me ngulm nga Pep Guardiola, por oferta e ‘Djajve të Kuq’ mund të ndryshojë gjithçka.

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ta përforcojë fazën defanzive për shkak të dobësive që ka aty, ndërsa Maguire shihet si lojtari ideal, përcjell lajmi.
United i ka ofruar Leicesterit 70 milionë funte për anglezin, çmim më i madh se i ‘Qytetarëve’ që kanë ofruar 10 më pak.

Konkurrenca e vogël që mund ta ketë në ‘Old Trafford’ mund të jetë një arsye shtesë pse Maguire mund të transferohet te 20 herë kampioni i Premierligës.

Komento: