Është duke u kërkuar heqja e taksës në Rrugën e Kombit.
Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka folur për taksën në rrugën e Kombit.
Edhe pse i rezervuar të flasë për këtë çështje diplomati Cakaj tha se vendosja e taksës ekziston në shumë vende të botës dhe nuk e ndanë Kombin.
“Taksa e rrugës ka ardhur si nevojë për përmirësimin e infrastrukturës të asaj rruge. Ekzistojnë të gjitha vlerësimet e ekspertëve të mirëbazuara pse ajo është vendosur. Por taksa e rrugës nuk mund të interpretohet si ndarja e kombit. Nëse ne e zhvendosim një doganë të Kosovës në Portin e Durrësit kjo nuk konsiderohet si zgjerim i bashkëpunimit, apo ju e keni mendjen të kritikoni siç është taksa e rrugës”, ka thënë ai për Ora News.
“Nëse shqiptarët e kanë vetëm këtë problem në barriera unë jam shqiptari më i lumtur në Shqipëri, se besoj se sfida ynë është më e madhe se zbatimi i 50 marrëveshjeve”