Po kërkohet nga gjigantët e Serie A, Atletico Madrid e zbulon çmimin e Alvaros

18:42 | 25 Korrik 2023

Atletico Madrid i njofton skuadrat italiane me çmimin e Alvaro Moratas

Alvaro Morata do të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit spanjoll vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka shumë oferta për të.

Tre gjigantët italianë, Juventus, Inter dhe Roma janë vënë pas tij, por ende pa bërë hapa konkret për ta dërguar një ofertë zyrtare.

Morata kërkohet edhe nga disa skuadra në Arabinë Saudite, por vet sulmuesi ende nuk është bindur për tu larguar nga futbolli evropian.

Atletico Madrid nga ana tjetër i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrave italiane që duhet të përshpejtojnë nëse duan transferimin e spanjollit.

Marca ka raportuar se Los Colchoneros i ka vendosur edhe çmimin e largimit prej 21 milionë eurove sulmuesit spanjoll, por që kjo shumë poë konsiderohet e lartë.

Gjtihsesi nëse nuk vije oferta e duhur brenda këtij muaji, atëherë Atletico do të mundohet ta bind sulmuesin për të pranuar ofertat nga Arabaia Saudite.

Komento: