Lojtari shumë i njohur pranë largimit nga Chelsea, po kërkohet nga kjo skuadër.
Karriera e Antonio Rudiger te Chelsean nën drejtimin e Frank Lampard po shkon drejt fundit, me lojtarin që nuk është përfshirë sërish në skuadër.
Pasi ishte lënë jashtë për ndeshjen derbi kundër Liverpoolit, Rudiger nuk është pjesë e planeve të Lampard edhe në Kupën Carabao, ku Chelsea takohet me Barnsley, të mërkurën mbrëma.
Kjo ka bërë që të duket gjithnjë e më e mundshme që lojtari gjerman të largohet nga ‘Stamford Bridge’, para mbylljes së afatit kalimtar më 5 tetor.
PSG janë të interesuar për transferimin e qendër mbrojtësit gjatë këtij afati.
Një huazim prej një sezoni duket skenari më i mundshëm për Rudiger.
27 vjeçari Rudiger te Chelsea është transferuar në vitin 2017, nga skuadra e Romës.