Po largohet nga Bayerni, do të befasoheni me skuadrën e re të Riberys

14:56 | 16 Prill 2019

Bayern Munichut po i bëhet një largim i madh, e ai është super-lojtari Franck Ribery.

Franck Ribery ka bërë me dije muaj më parë se do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi francez po largohet nga skuadra gjermane pas 12 vitesh qëndrimi në Allianz Arena, gjersa ka befasuar me skuadrën e re.

Ribery thuhet se ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Katari, Al Sadd. Ai do të jetë me një skuadër me ish-yllin e Barcelonës, Xavi Hernandez.

Ribery kaloi te Bayern në vitin 2007 dhe prej asaj kohe ka luajtur 420 ndeshje, ku ka shënuar 122 gola dhe ka dhënë 183 asist. Ai ka fituar 8 tituj kampion në Gjermani dhe një Ligën e Kampionëve në sezonin 2012-13, ku pretendoi të fitonte edhe “Topin e Artë”, por nuk ndodhi ashtu.

Komento: