Po largohet nga Chelsea, super-lojtari tregon skuadrën e tij të re

19:25 | 08 Maj 2019

Duket se lojtari i Chelseas, Gary Cahill po kërkohet nga Burnley.

Reprezentuesi anglez ka njoftuar se do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të këtij sezoni, dhe do të jetë lojtar i lirë për të nënshkruar me cilëndo skuadër që kërkon shërbimet e tij.

‘The Mail’ raporton se skuadra nga Premierliga, Burnley, mund të sjellë transferojë Cahill, për t’i mundësuar qëndrimin në elitën e futbollit anglez, së paku edhe për një vit, përcjell lajmi.

Cahill ka qenë pjesë e Chelsea që nga viti 2012, kur ishte transferuar nga Bolton Ëanderers.

Ai gjithashtu ka ndihmuar Chelsean në suksesin më të madh të klubit, triumfin në Ligën e Kampionëve.

Komento: