Nainggolan duket se është bërë me skuadër të re.
E ardhmja e Radja Nainggolan mund të jetë në Itali, por larg Interit.
Mesfushori belg do të largohet nga Inter, pasi së bashku me Mauro Icardin, nuk janë pjesë e planeve të Antonio Conte.
Mediet në Itali raportojnë se Sampdoria është skuadra e parë që ka kërkuar Nainggolan këtë verë.
Por, është mesfushori që po shtyn një lëvizje në drejtim të Cagliarit.
Lojtari ka veshur fanellën e Cagliarit gjatë viteve 2010-2014, për t’u transferuar pastaj te Roma.