Po largohet nga Juventusi, yllit të skuadrës i jepet drita e gjelbër

22:01 | 15 Gusht 2019

Duket se përfundimisht ylli i madh po largohet nga Juventusi.

Sipas raporteve të shtypit gjerman sot, sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic i është dhënë drita e gjelbër për largim nga Juventusi

Favorit për nënshkrimin e tij është skuadra e Bundesligas, Bayern Munich.

Mandzukic është lidhur me një largim nga Juventus gjatë gjithë verës por tani duket se ky largim është më afër se kurrë.

Ndryshe, për Mandzukic Bundesliga gjermane nuk është e panjohur.

Madje ai më parë ka mbrojtur pikërisht ngjyrat e Bayernit.

Komento: