Po largohet nga Man Utd, Pogba e do me ҫdo kusht transferimin tek Real Madrid

12:52 | 05 Korrik 2019

Pogba do të largohet nga Manchester Unitedi.

Paul Pogba dëshiron me çdo kusht largimin nga Manchester United për t’u transferuar drejt Real Madridit.

Nuk ka më dyshime për dëshirat e mesfushorit francez, i cili i prin listës së dëshirave të Zinedine Zidane.

Problemi mbetet te klubi anglez, që po kërkon 170 milionë euro ndërkohë ‘Los Blancos’ nuk ofrojnë më shumë se 150.

Meqë lojtari dëshiron medoemos largimin nga ‘Old Trafford’, ai do të nis edhe personalisht presionin ndaj klubit.

Pogba i ka bërë me dije klubit se nuk dëshiron të udhëtojë drejt Oqeanisë dhe Azisë, aty ku Manchester United do ta zhvillojë fazën përgatitore.

Përgatitjet e klubit për sezonin e ri do të nisin të hënën, ndërsa me gjasë mesfushori nuk do t’i bashkohet skuadrës.

Komento: