Po largohet nga Milani, super-ylli bëhet me skuadër të re

19:01 | 19 Qershor 2019

Po largohet edhe një lojtar nga skuadra e Milanit.

Skuadra e rikthyer në Serie A, Brescia, po shqyrton mundësinë e transferimit të Patrick Cutrone.

Sulmuesi italian po mendon largimin nga Milan, për mungesë të minutave në fushë.Është skuadra e Brescia që po kërkon transferimin e 21 vjeçarit në radhët e tyre, për të forcuar sulmin për sezonin e ri.

Brescia është e gatshme të provojë blerjen e plotë të kartonit të Cutrone, por nëse nuk arrin marrëveshje me Milan, do të kërkojë huazimin e tij.

Cutrone është pjesë e ekipit të parë të Milan që nga viti 2017, dhe në 63 paraqitje ka shënuar 13 gola.

Komento: