Po largohet edhe një lojtar nga skuadra e Milanit.
Skuadra e rikthyer në Serie A, Brescia, po shqyrton mundësinë e transferimit të Patrick Cutrone.
Sulmuesi italian po mendon largimin nga Milan, për mungesë të minutave në fushë.Është skuadra e Brescia që po kërkon transferimin e 21 vjeçarit në radhët e tyre, për të forcuar sulmin për sezonin e ri.
Brescia është e gatshme të provojë blerjen e plotë të kartonit të Cutrone, por nëse nuk arrin marrëveshje me Milan, do të kërkojë huazimin e tij.
Cutrone është pjesë e ekipit të parë të Milan që nga viti 2017, dhe në 63 paraqitje ka shënuar 13 gola.