Po largohet nga PSG-ja, do të befasoheni me skuadrën e re të Cavanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Po largohet nga PSG-ja, do të befasoheni me skuadrën e re të Cavanit

18:47 | 30 Maj 2019

Duket se Edinson Cavani po largohet nga skuadra e PGS-së.

Cavani mund të largohet nga PSG dhe të bashkohet me Atletico Madridin pasi ai thuhet se është pajtuar me kontratën, nëse Diego Costa largohet nga ‘Wanda Metropolitano’ në verë.

Sipas raportimeve të fundit në Spanjë, 30-vjeçari është bërë objektiv kryesor i ‘Los Colchoneros’ në dritaren e transferimeve të verës.

Mundo Deportivo ka zbuluar se sulmuesi urguajan është pajtuar për një lëvizje në kryeqytetin spanjoll.

Cavani fillimisht ishte nën hijen e Zlatan Ibrahimovic te PSG, ndërsa më vonë erdhi Kylian Mbappe dhe Neymar.

Pavarësisht se është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, ai ka vendosur të largohet nga ‘Parc des Princes’.

Komento: