Ylli i skuadrës po largohet nga PSG-ja.
Sulmuesi uruguaian mund të rikthehet në atdhe për t’iu bashkuar mikut të tij, Cristian Rodriguez
Edinson Cavani mund të rikthehet në atdhe gjatë verës që vjen.
Sulmuesi uruguaian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.
Dhe, palët nuk janë të interesuara për ta nënshkruar një kontratë të re.
Prandaj, veterani i sulmit do të largohet gjithsesi në muajt në vazhdim nga kryeqyteti francez.
Dhe, sipas mikut të Cavanit dhe kapitenit të ekipit Penarol, Cristian Rodriguez, sulmuesi do të rikthehet në Amerikën e Jugut.
“E kisha mundësinë të flisja me Edin. Ai po mendon të vijë në Penarol dhe unë nuk mund të them diçka më shumë”, u shpreh Rodriguez për “FM Del Sol”.