
Real Madridi do të përballet edhe me një largim.
Real Madrid do t’i ofrojë kontratë të re dy vjeçare Martin Odegaardit, për ta dërguar sërish në huazim.
Talenti norvegjez, po bëhet gati për huazimin e tretë prej se është bërë lojtar i Real Madridit.
Mediet në Spanjë bëjnë të ditur se Odegaard kontratën e re me Real Madridin do ta nënshkruajë para 8 korrikut, para se të vendos për huazimin e ri.
Alternativë për huazimin e Odegaard janë dy skuadra, dhe mes tyre do të vendos vetë futbollisti.
Bëhet fjalë për Bayern Leverkusen dhe Real Sociedad.
Odegaard në të kaluarën ka qenë i huazuar në Holandë, te Vitesse dhe Heerenveen.