Po largohet nga Reali, kjo është skuadra e re e Iscos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Po largohet nga Reali, kjo është skuadra e re e Iscos

15:14 | 14 Janar 2019

Real Madrid duket se do ta humb Isco Alarcon.

Isco Alarcon nuk është në planet e Real Madridit, andaj po kërkon një skuadër të re.

Mesfushori spanjoll është bërë cak i shumë skuadrave, ndërsa madrilenët janë të gatshëm ta shesin për 80 milionë euro.

Isco është në radarin e Juventusit, ndërsa Real Madrid është i gatshëm t’i fillojnë negociatat.

Spanjolli thuhet se e kërkon transferimin te torinasit, por që marrëveshja mund të kompletohet vetëm në verën e këtij viti.

Komento: