Po largohet nga Roma, super-lojtari zbulon skuadrën e tij të re

11:36 | 07 Korrik 2019

Skuadra e Romës do të përballet me largimin e një lojtari.

Një tjetër yll i futbollit evropian po drejtohet kah Superliga e Kinës, ku e presin fitime marramendëse.

Stephan El Shaaraëy është lojtari i cili pritet të transferohet në Superligën kineze, për t’i dhënë fund aventurës së tij me Romën.

Sipas raportimeve të medieve italiane, është skuadra e Shanghai Shenhua ajo që ka shfaqur interesim për shërbimet e lojtarit që luan në fazën ofensive.

Shanghai Shenhua pritet të ofrojnë rreth 18 milionë euro për të siguruar kartonin e lojtarit që dikur luante me Milan.

Lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare, e cila do t’i siguronte 15-16 milionë euro për sezon.

Mediet italiane bëjnë të ditur lojtari do të niset sot drejt Kinës, për të mbyllur edhe zyrtarisht marrëveshjen.

Komento: