Po largohet Sarri, zbulohet trajneri i ri i Chelseas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Po largohet Sarri, zbulohet trajneri i ri i Chelseas

20:11 | 15 Maj 2019

Duket se së shpejti Sarri do të largohet nga skuadra e Chelseas.

Frank Lampard do të marrë përsipër si menaxher të ri të Chelsea, sipas raporteve në Itali.

Blues pritet të shkarkojnë Maurizio Sarrin këtë verë, edhe nëse ai e fiton Europa Leaguen me një fitore ndaj Arsenalit.

Sipas “Sport Mediaset” , Lampard do të kthehet për të menaxhuar klubin e tij të mëparshëm pas përvojës të tij mbresëlënës me Derby.

Sarri e ka udhëhequr klubin në katër më të mirët dhe i ka dërguar ata në Kupën Carabao dhe në finalen e Europa League këtë sezon.

Por pronari i Chelseat, Roman Abramovich pritet ta shkarkoj atë, sepse ai ka një raport të dobët me tifozët.

Lampard do të mirëpritej me krahë hapur nga tifozët në Stamford Bridge pasi kaloi 13 vjet të lavdishme me ta si një lojtar.

Ai bëri 648 paraqitje për Blues dhe është ende golashënuesi kryesor i klubit me 211 gola.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!