Po largohet Shaqiri, Liverpool gjen zëvendësuesin e tij

20:48 | 01 Mars 2020

Liverpool po planifikon ta largojë Shaqirin gjatë verës.

Sipas Mirror, Liverpooli është duke rritur përpjekjet e tyre për të transferuar futbollistin Todd Cantwell.

Kjo po ndodh për arsye që klubi është duke planifikuar që gjatë verës ta largojë nga skuadra Adam Lallanën dhe Xherdan Shaqirin.

Kurse Cantwell besohet se do t’i kushtoj klubit anglez rreth 30 milionë euro.

Ndërsa për Shaqirin pengesë sipas këtij mediumi kanë qenë lëndimet e tij andaj në këtë sezon kishte luajtur vetëm dy herë.

Liverpooli kishte refuzuar ofertat e Romës dhe Sevillës që ta huazonin futbollistin shqiptar andaj Shaqiri pritet të largohet nga Anfield këtë verë.

Komento: