Po largohet ylli i skuadrës, Tottenham synon mesfushorin 65 milionësh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Po largohet ylli i skuadrës, Tottenham synon mesfushorin 65 milionësh

23:46 | 30 Maj 2019

Duket se Tottenhami do të bëjë një transferim të ri.

Tottenham Hotspur janë në dijeni se mund t’i humbin shërbimet e Christian Eriksen gjatë kësaj vere, prandaj ata janë duke parë për ndonjë mesfushor me potencialin për ta zëvendësuar danezin.

Organizatori i lojës së Real Betis, Giovani Lo Celso thuhet të jetë lojtari që po pëlqehet shumë nga Spurs.

‘The Sun’ raporton se Tottenham po e shqyrton mundësinë për të transferuar Giovani Lo Celson për shumën e 65 milionë eurove.

Argjentinasi do të ishte zëvendësuesi i Christian Eriksen, pasi ky i fundit besohet se do të largohet gjatë kësaj vere nga Londra veriore.

Për transferimin e tij thuhet se po punon trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili gjithashtu është nga Argjentina.

Komento: