Benzemas i ka ndodhur një gjë mjaftë e keqe.
Shtëpia e sulmuesit francez në Madrid ka qenë cak i një plaçkitje të mërkurën në mbrëmje, gjatë kohës kur në ‘Santiago Bernabeu’ po zhvillohej ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Barcelona.
Sipas njoftimeve në Spanjë, plaçkitja e shtëpisë së Benzemas ka ndodhur gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Një hetim policor thuhet se është duke u zhvilluar në lidhje me incidentin, ndërsa ata kërkojnë më shumë të dhëna se kush drejtojë këtë akt kriminal.
Shtëpitë e futbollistëve gjatë muajve të fundit janë shndërruar në cak të këtyre grupeve.
Kujtojmë se viktimë e njëjtë ka qenë edhe Sadio Mane, shtëpia e të cilit është vjedhur gjatë ndeshjes Liverpool – Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.