Po luhet ndeshja miqësore në mes të Gjermanisë dhe Serbisë në Wolsfburg.
Serbia është duke fituar 1:0 pas pjesës së parë kundër Gjermanisë.
Luka Jovic i kaloi serbët në epërsi pas 12 minutave lojë, duke shënuar me kokë nga afërsia, raporton Gazeta Express.
Adem Ljajic pati mundësinë ta dyfishojë epërsinë e Serbisë por nuk shënoi në portën bosh.
Por, vetëm pak minuta pas tij, Timo Ëerner dështoi ta barazojë rezultatin për Gjermaninë, duke mos shënuar i vetëm përballë portierit.